Sheshi fundor te “Bulevardi i Ri” është investimi më i ri në kryeqytet, që do t’u ofrojë qytetarëve një tjetër hapësirë rikrijimi dhe çlodhjeje.
Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video nga planprojekti për sheshin “Katar”.
Ndërkohë, këtë paradite, Bashkia e Tiranës dhe Fondi për Zhvillim i Katarit firmosën marrëveshjen për grantin 11 milionë euro për realizimin e sheshit.
Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, me ndërtimin e sheshit “Katar” do të shtohen edhe 200 vende parkimi dhe projekti shërben edhe si një lidhje organike me Kamzën. “Sheshi “Katar” do të ketë edhe një seri lulishtesh, impiant të pastrimit të ujit të lumit, i cili do të filtrohet për ta kthyer sheshin në një hapësirë rikrijuese, çlodhëse, që do i shtojë vlerën e pronës. Ky shesh do të do të shërbejë edhe si një lidhjen organike me Kamzën”, tha Veliaj.
The post Sheshi fundor te “Bulevardi i Ri”, 200 vende parkimi, lulishte dhe shëtitore! Publikohet planprojekti appeared first on ALBUK UK NEWS.