Shkencëtarët e Laboratorit të Shkencës Mjekësore dhe kolegjit Imperial në Londër të Britanisë thonë kanë gjetur një metodë për të zgjatur jetën e minjve të laboratorit për 25 për qind.
Ata po shpresojnë që ky ilaç të mund të përdoret edhe te njerëzit.
Studiuesit zbuluan se deaktivizimi i proteinës që quhet interleukin-11 (IL11) rrit dukshëm jetëgjatësinë e minjve.
Ky trajtim ka reduktuar edhe vdekjen që mund të shkaktohet nga kanceri dhe ka ulur ndikimin e sëmundjeve që ndodhin nga inflamacioni kronik dhe metabolizmi jo i rregullt, të cilat janë të shpeshta te njerëzit në moshë të rritur.
Minjtë që morën terapinë jetuan për rreth 155 javë, krahasuar me minjtë që nuk e morën terapinë, të cilët jetuan për 120 javë.
The post Shkencëtarët në Britani: Zbulohet ilaçi që mund të zgjasë jetën me 25% appeared first on ALBUK UK NEWS.