Një shqiptar, i cili mbahej i shtruar në një pavijon psikiatrik në Angli, u mor direkt nga krevati i spitalit për t’u deportuar.
Kështu shkruan gazeta britanike ‘Guardian’, duke iu referuar një raporti të një organizate monitoruese.
Sipas raportit, shqiptarit iu dërguan dokumentet në spital nga një mjek dhe jo nga zyrarët e Ministrisë së Brendshme.
Shqiptari i firmosi dokumentet, por vëzhguesit e organizatës IMB thonë se nuk është e sigurt se çfarë ka firmosur ai.
Dokumentet ishin në anglisht dhe shqiptari mendohet se nuk ka njohuri të mira për gjuhën.
Pasi i mor nga psikiatria, ai u dërgua në aeroport për t’u dëbuar drejt Shqipërisë.
Gazeta shkruan se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme thanë se kanë zbatuar politikat, por nuk u përgjigjën për shqetësimet e ngritura për këtë rast.
Thuajse çdo javë organizohen fluturime deportimi nga Anglia drejt Shqipërisë.
The post Angli/ Shqiptarin e morën direkt nga krevati i psikiatrisë për ta deportuar appeared first on ALBUK UK NEWS.