Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me CRDF Global dhe me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, zhvilloi përgjatë dy ditëve (23-24 korrik) aktivitetin “Cyber Fortress“. Ky aktivitet dy-ditor bashkoi ekspertë të sigurisë kibernetike nga Shqipëria dhe Kosova në një simulim të incidenteve kibernetike, duke përdorur skenarë të ndryshëm dhe sfidues.
Gjatë këtij eventi, pjesëmarrësit u ndanë në ekipe dhe garuan në zgjidhjen e skenarëve të ndryshëm të incidenteve kibernetike, duke pasur në dispozicion disa zgjidhje teknike dhe një buxhet të caktuarpër të mbrojtur infrastrukturën. Ekspertët u përqendruan në identifikimin e problemeve, vlerësimin e skenarëve dhe diskutimin e zgjidhjeve më të mira.
AKSK duke organizuar dhe mbështetur aktivitete si Cyber Fortress 2024, ka në fokus jo vetëm përmirësimin e dhe forcimin e kapaciteteve të ekspertëve të sigurisë kibernetike, por gjithashtu promovimin e një bashkëpunimi të fortë ndërkombëtar. Angazhimi i AKSK është i orientuar drejt krijimit të një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm kibernetik për të gjithë, duke forcuar lidhjet dhe duke shkëmbyer njohuri me partnerët ndërkombëtarë për të adresuar më mirë sfidat e përbashkëta në këtë fushë.
The post Cyber Fortress 2024: Eventi që Bashkoi Ekspertët e Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë dhe Kosovës appeared first on ALBUK UK NEWS.