Ada Hazizolli/SCAN
Ministria e Bujqësisë ka nisur ndarjen e fondeve për fermerët dhe blegtorët, të cilët u shpallën fitues nga programet e mbështetjes të aplikuara për vitin 2024.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja Denaj ka vënë në dukje se përparësi në ndarjen e fondeve do të kenë grupimet e fermerëve dhe blegtorëve, të cilët janë financuar në masën 100 për qind.
“Prioriteti për disbursim nis me fermerët dhe blegtorët brenda Bashkimeve të Operatorëve Bujqësorë dhe Grupimeve të fermerëve, të cilët këtë vit kanë përparësi në fillimin e financimit dhe disbursimit me 100% të vlerës së aplikimit.
Do të vijohet me përfitimin e të gjitha masave në vijim dhe në disbursimin sipas verifikimeve të plota”, shkruan Denaj, ku vë në dukje po ashtu angazhimin për të mbështetur dhe fuqizuar fermerët dhe strukturat e bashkëpunimit bujqësor, por pa dhënë më tepër detaje, se kur parashikohet që të jetë gati paketa e dytë për të cilën u premtua se do të miratohej në muajin qershor.
Këtë vit fondi për skemat kombëtare të mbështetjes në bujqësi ishte rreth 33 milionë dollarë, ndërsa numri i aplikimeve arriti në më shumë se 71 mijë.
Kjo bëri që një pjesë prej tyre të mbeteshin jashtë skemave. Këto familje të përjashtuara në fazën e parë, do të kenë mundësi që të përfitojnë përmes paketës së dytë, që me gjasë do të miratohet brenda 6-mujorit të dytë të këtij viti.
The post Denaj: Fillon disbursimi i Skemës Kombëtare në Bujqësi për 2024 appeared first on ALBUK UK NEWS.