Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj jep lajmin e mirë për miratimin e projektligjit për anëtarësimin e Shqipërisë në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës, i cili do të krijojë mundësi bashkëpunimi dhe hapësira të shumta për prodhuesit tanë.
Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Denaj tregon se nëpërmjet miratimit të këtij projektligji, një fokus të veçantë merr harmonizimi me praktikat ndërkombëtare, minimizimi i barrierave tregtare dhe mbrojtja e konsumatorëve, di dhe do të përfitojmë nga një rrjet prej rreth 1000 ekspertësh.
Postimi i Denaj:
Miratohet projektligji për anëtarësimin e Shqipërisë në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës, i cili do të krijojë mundësi bashkëpunimi dhe hapësira të shumta për prodhuesit tanë. Shqipëria është vendi i 50-të që i bashkohet kësaj organizate, e cila këtë vit feston 100 vjetorin e themelimit.
Nëpërmjet miratimit të këtij projektligji, një fokus të veçantë merr harmonizimi me praktikat ndërkombëtare, minimizimi i barrierave tregtare dhe mbrojtja e konsumatorëve, di dhe do të përfitojmë nga një rrjet prej rreth 1000 ekspertësh.
Miratimi i këtij projektligji është në përputhje me programin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural me vendet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare.
#MBZHR #BujqësieQëndrueshme #Vreshtari
The post Denaj: Shqipëria anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës appeared first on ALBUK UK NEWS.