Ish-kampioni brazilian, Zico, i cili ndodhet në Paris për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, ka përjetuar një episod aspak të këndshëm.
Sipas asaj që raporton Le Parisen, në fakt, ish-lojtari i Udineses ishte gati të merrte një taksi, ku në bagazhin e pasmë vendosi një çantë me një orë Rolex, bizhuteri diamanti, 2 mijë dollarë “cash”, në total rreth 500 mijë dollarë.
Një individ ka mundur të shpërqendrojë shoferin duke i dhënë mundësinë bashkëpunëtorit të tij të vidhte çantën e çmuar.
Sipas burimeve policore, ka nisur një hetim i kryer nga BRB (Brigade de Recherche et d’Intervention) për të identifikuar autorët, por fatkeqësisht nuk ka dëshmitarë të ngjarjes. Gjithçka ndodhi mbrëmjen e së enjtes, kur “Galinho” po dilte nga hoteli i tij, i cili ndodhej në lagjen e 19-të të Parisit, në zonën verilindore të kryeqytetit francez.
I mbiquajtur “Pelé e Bardhë”, Zico ishte një nga lojtarët më të mirë të Brazilit në vitet 1980. Ish-mesfushori sulmues shënoi gjithsej 370 gola me klubin e tij Flamengo midis viteve 1971 dhe 1983 dhe gjithashtu u zhvendos nga Serinë A, duke veshur fanellën e Udineses midis 1983 dhe 1985.
The post Grabitet i mbiquajturi “Peleja i Bardhë”, i marrin çantën me para e bizhuteri me vlerë 500 mijë dollarë appeared first on ALBUK UK NEWS.