ALBUK TV LIVE

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit, shkak një problem shëndetësor

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar nga foltorja e Kuvendit se do të tërhiqet nga posti pas tre vitesh në detyrë.

Nikolla njoftoi se largimi i saj ndodh për shkak të një situate personale shëndetësore, e cila ia bën të pamundur kryerjen e detyrës.

“Këtu mbyllet shërbimi im tre vjeçar në krye të vendit si rezultat i një situate personale shëndetësore që ma bën të pamundur të kryej detyrën. Jam përpjekur të jap më të mirën çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së Parlamentit pa i hyrë kujt në hak në këtë sallë, Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër, ju siguroj nuk e kam pasur qëllim. Fatmirësisht kur kam marrë edhe sulme verbale, më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë.

Ju falënderoj të gjithëve, falënderoj administratën, punonjësit e shërbimit dhe ju uroj të gjithëve të keni angazhim dhe shëndet të plotë për të vijuar. Largimi im është i padëshiruar por i nevojshëm”, tha Nikolla.

The post Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit, shkak një problem shëndetësor appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *