Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete. Vendi i fundit që është futur në këtë listë është Tajlanda. Lajmin e jep ministri i Jashtëm, Igli Hasani.
“Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, shkroi ai.
Hasani thotë se MEPJ do vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare.
The post 99 vendet ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza appeared first on ALBUK UK NEWS.