Rama ndryshon qeverinë, ikën Balla, Peleshi, dhe ministri i Financave. Ja kush janë ministrat e rinj

Në Kongresin e Partisë Socialiste, Edi Rama kishte rezervuar edhe ndryshime në qeveri.

Detyra e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme nuk zgjati shumë. Ai është larguar nga Rama nga ky post dhe e ka propozuar si Ministër i Shtetit. Kjo detyrë është mbajtur më herët nga Elisa Spiropali, e cila tashmë me largimin e Lindita Nikollës ka marrë detyrën e rëndësishme si kryetare Kuvendi.  Si zëvendës i Ballës në ministrinë e Brendshme është caktuar Ervin Hoxha.

Gjithashtu, Rama ka larguar edhe Bledi Çuçin si kreu i grupit parlamentar dhe këtë përgjegjësi ia ka deleguar Niko Peleshit. Ndërkohë, pas detyrës së re që ka marrë Peleshi, vendin e tij në Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë Piro Vëngu.

Gjithashtu, Ervin Mete nuk do të jetë më ministër i financave, por Petrit Malaj. 

Ndryshimet e qeverisë

Kryetar Kuvendi
Ikën
 Lindita Nikolla
Vjen Elisa Spiropali

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ikën Elisa Spiropali
Vjen Taulant Balla

Ministria e Brendshme
Ikën Taulant Balla
Vjen Ervin Hoxha (Ish-kreu i IKMT)

Ministria e Mbrojtjes
Ikën Niko Peleshi
Vjen Pirro Vëngu (Ish-drejtor i Portit të Durrësi)

Ministria e Financave
Ikën Ervin Mete
Vjen Petrit Malaj (Ish-drejtori i AKBN)

Nënkryetar Kuvendi
Ikën Ermonela Felaj
Vjen Bledi Çuçi

Kreu i grupit të PS
Ikën Bledi Çuçi
Vjen Niko Peleshi

The post Rama ndryshon qeverinë, ikën Balla, Peleshi, dhe ministri i Financave. Ja kush janë ministrat e rinj appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *