Në Lojrat Olimpike, Shqipëria çoi një flamur skandaloz imitim kinez. Në ceremoninë hapëse të ‘Parisi 2024’ mbrëmjen e 26 korrikut ekipi shqiptar ka valëvituar një flamur që është imitim kinez.
Një ngjarje e tillë ka ngjallur shumë indinjatë dhe reagime në rrjete sociale. Edhe atletja Luiza Gega ndonëse nuk ishte e pranishme në ceremoninë e hapjes dhe e ka ndjekur ceremoninë nga televizori si shumë shqiptarë të tjerë e konfirmoi dhe ka shprehur kritika.
Gega tha se flamuri ishte imitim kinez dhe nëse ajo do të kishte qenë flamurmbajtëse, nuk do të kishte pranuar që të parakalonte me atë flamur.
“Ajo që nuk më pëlqeu është se vura re që flamuri ynë nuk ishte siç duhej, shqiponja nuk ishte shqiponja e vërtetë, pra ishte ai imitimi kinez dhe kjo nuk më pëlqeu, sepse mendoj që unë të paktën nuk do ta kisha pranuar kurrsesi. Duhet pasur një kujdes shumë i madh kur bëhet fjalë aq më tepër për flamurin, sepse kjo është arsye përse ne shkojmë aty, të prezantojmë kombësinë nga vijmë, ngjyrat e flamurit, etj.”, u shpreh ajo.
E pyetur nëse flamuri zgjidhet nga Komiteti Olimpik apo organizatorët, ajo tha se nuk e dinte me saktësi, ndërsa shtoi se ndryshimi dukej qartë tek kthetrat, sqepi apo qeofte dhe te bishti.
“Nuk e kam idenë të them të drejtën, vetëm e vura re nga rrjetet sociale dhe pashë… sepse e di shumë mirë sesi është shqiponja, qoftë tek kthetrat, qoftë tek sqepi, qoftë tek bishti. Po të kisha qenë flamurmbajtëse nuk do të kisha pranuar kurrsesi që të parakaloja me një flamur që nuk është i duhuri.”, tha Luiza, në një intervistë për Tv Klan.
Ajo tregoi se e mori vetë vendimin për të mos marrë pjesë në ceremoninë hapëse për shkak se garën e saj e ka në datën 4 gusht dhe do ishte e lodhshme për të shpjegoi të shkonte atje gati dy javë më herët.
Ndërkohë edhe deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, tashmë kryetare e komisionit të medias e quajti skandal.
The post Skandali/ Në Lojërat Olimpike, Shqipëria çoi një flamur imitim kinez! Luiza Gega s’do ta kisha mbajtur appeared first on ALBUK UK NEWS.