Seanca e jashtëzakonshme parlamentare që pritej të zhvillohej sot në orën 18:00, ku do të votohej kryetarja e re e Kuvendit të Shqipëridë, Elisa Spiropali dhe do të kalonin dekretet e Presidentit Bajram Begaj për ministrat e rinj të qeverisë Rama, është shtyrë për ditën e nesërme.
Deputetët e PS janë njoftuar në mbledhjen e grupit se seanca do të shtyhet për nesër për shkak se Presidenti ende nuk i ka dekretuar ndryshimet në qeveri.
Burime nga Presidenca bëjnë me dije se ndryshimet në qeveri janë në proces verifikimi, ndërsa kryeministri Rama u ka kërkuar deputetëve që të rrinë në gatishmëri për çdo orë kur mund të thirren.
Në mbledhjen ku ka folur vetëm Rama, shefi i qeverisë ka falënderuar ministrat e ndryshuar dhe të larguar për punën e bërë, por tashmë mësohet të ketë thënë ai është koha për të forcuar punën në Parlament.
Sakaq, ditën e djeshme kryeministri tregoi nxitim për të dorëzuar personalisht në Presidencë dekretet për ndryshimet e reja në qeveri, pak pas përfundimit të Kongresit të Partisë Socialiste.
Në Kongres, Rama njoftoi ndryshime në kupolën drejtuese të mazhorancës në Kuvend, me Elisa Spiropalin që zëvendëson Lindita Nikollën. Lëvizjet prekën edhe qeverinë, ku më i bujshëm ishte largimi i Taulant Ballës nga detyra si ministër i Brendshëm. Ai do të zëvendësojë Spiropalin duke qenë ministri i ri i Shtetit për Parlamentin. Ndërkohë, tre emra të rinj pa profil politik, marrin drejtimin e Financave, Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme.
The post Begaj s’i ka dekretuar ndryshimet në qeveri, shtyhet seanca e jashtëzakonshme parlamentare appeared first on ALBUK UK NEWS.