Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është një nga 6 emrat e personave përgjegjës nëse atij i ndodh gjë.
Në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se janë 6 emra, që nëse i ndodh gjë janë personat përgjegjës, me emra dhe me profilizime për arsyet. Po ashtu ai ka deklaruar se është akuzuar dhe përdorur si kokë turku për të mbyllur aferën e inceneratorëve.
Peka: Kaq ndikim ka mbi Altin Dumanin sipas jush?
Ahmetaj: Jo vetëm mbi Altin Dumanin, por mbi të gjithë strukturën e drejtësisë. I di me detaje, kemi kohë të flasim me emra dhe mbiemra. Do jemi tek takimi i tretë dhe i katërt, unë nuk ndaloj. Ky është një nga 6 emrat, që nëse më ndodh, del dosja dhe rekordet. Po. As nuk dua të ja di fare.
Peka: Ky është një nga 6 emrat … Edi Rama?
Ahmetaj: Po mo po. Nuk ka rëndësi. Janë 6 emra, që nëse më ndodh gjë janë personat përgjegjës, me emra dhe me profilizime pse.
Peka: Nëse ju ndodh gjë ju?
Ahemtaj: Po dhe nuk dua të ja di.
Peka: Ju po thoni se diku keni depozituar garancinë…
Ahmetaj: Nuk është garanci, nuk janë të rëndësishme për qytetarët se çfarë kam bërë unë. Unë jam një individ i akuzuar padrejtësisht dhe i përdorur si kokë turku për të mbyllur aferën e inceneratorëve. Nuk i shkoj, sepse ajo gjëja është bërë kavaletë. E kupton çfarë ka ndodhur. Nuk ka incenerator dhe nuk janë paratë. Kontrata me 1 mln dollarë në muaj dhe andej e këtej. Media e përfshirë. A kam thënë tek intervista që ka një strukturë që ja di krahët, por nuk ja di kokën që praktikisht përfshin politikë-media-incenerator. A doli TCH i përfshirë, Endrit Habilaj. Më vjen keq. Nuk e dua, nuk dua të shoh kënd në situatën që jam. Janë përdorur nga Vjollca Hoxha. Si ka mundësi që TCh nuk flet fare për Eco Parkun. Pse? Ka thënë një ish-krushqia ime se TCH është partizan i antikorrupsionit. Ku e ke? Ka folur 2 muaj për mua. Për asgjë. Janë marrë me jetën time. Pse? Paguar nga inceneratorët, faktet po dalin. Kontratat e shitblerjeve të aseteve të kompanive, i përfshirë drejtori i TCH. Sa herë del ndonjë lajm episodik për mua, TCH nxiton ta nxjerrë, Karlo po, i paguar nga inceneratorët. Të gjithë janë të paguar nga inceneratorët. Edhe ai që ka bërë akuzën e ka deklaruar, ka thënë se më kanë bërë kontratë me Klod Zoton, kanë ngatërruar emrin. Ka bërë me një nga inceneratorët për të më goditur mua. Okej, e bëri, mirë bëri, nuk kam gjë unë me të, është mercenarë.
The post Ish nr. 2 i qeverisë i trembur? Ahmetaj: Rama është një nga 6 emrat e personave përgjegjës nëse më ndodh gjë appeared first on ALBUK UK NEWS.