Në ngulmimin e tij disa mujor për liri, ish-kryeministri, Sali Berisha, ka “trokitur” në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Në një komunikim me gazetarët, vajza e ti, ArgitaMalltezi, konfirmoi depozitimin e një ankimi në Kushtetuese kundër masës së parë të sigurisë të dhënë ndaj Berishës, “detyrimin për paraqitje” dhe “ndalimin e daljes nga shteti”.
Përpjekjet e ish-kryeministrit, për të rrëzuar gjykatat shqiptare, sipas saj, kanë vijuar edhe në Gjykatën e Strasburgut dhe se do të vijojnë edhe në instance të tjera jashtë vendit.
The post Kërkesa për liri, Sali Berisha “troket” në Gjykatën Kushtetuese dhe në Strasburg appeared first on ALBUK UK NEWS.