Shkruan Lefter Maliqi:
Thirrje e sinqertë për veprim të menjëhershëm,
Të dashur demokratë dhe opozitarë, drejtues të forcave opozitare, nëse po e hidhni opozitën në luftë vetëm për karrige deputetësh, me servilizma e pazare, vazhdoni të lirë, por mos merrni më qafë opozitën dhe shqiptarët!
Keni përballë Narkoshtetin, Diktatorin Rama, që ka shkatërruar Demokracinë, ka shpopulluar vendin plot me skandale dhe me pasuri marramendëse të cilët nuk kanë as turp e as moral të kërkojnë qeveri të përjetëshme si në diktaturë! Dalin në Kongres e flasin sikur për ta s’ka opozitë, apo flasin për Shqipërinë e 2030 -ës pasi e kanë rrënuar deri më 2024! Kjo e keqe duhet rrëzuar dhe mundur.
Dhe ne do duhet t’a rrëzojmë me turinj, sido qoftë me listat e mbyllura apo të hapura, dhe kjo arrihet vetëm duke ditur të ofrojmë kandidaturat e duhura, duke mbështetur njerëz që i do populli; të pakorruptuar, kurajozë, drejtues e organizator të zotë që janë pjesë e pandarë qarqeve ku konkurojnë. Ne nuk duhet të pranojmë kurrësesi të kënaqemi me dy karrige, pasi një humbje e radhës do të thotë shkaterrim total i opozitës, demokracisë edhe vendit, e s’do të ketë më besim e shpresë!
Duhet të vendosim interesin e përgjithshëm mbi atë personal. Të nxitojmë, vrapojmë, të nisemi në betejë! Lufta sapo ka filluar dhe mbaron në Prill-Maj 2025. Duhet të fitojmë luftën se përndryshe, nuk fitojmë dot me asnjë betejë! Të tundemi, shkundemi, larg pazareve, të paaftëve, servilëve dhe intrigaxhinjve. Ne duhet t’i ofrojmë shqiptarëve një model ndryshe nga Rilindja e mafies dhe kortupsionit që lyen fasada!
Koha të pregatitemi për luftë! T’i mundim me zemër, aftësi, kurajo dhe përballje, në mbrojtje dhe në sulm duke mbështetur njëri-tjetrin!
S’ka kohë për tërheqje!
The post ‘Koha për sulm’ Shpërthen Lefter Maliqi- Të veprohet menjëherë appeared first on ALBUK UK NEWS.