Deri më tani vetëm Distria Krasniqi ka mundur të sigurojë një medalje për Kosovën, në Paris 2024.
Pas xhudistes “dardane”, e cila siguroi pasditen e së diele medaljen e argjendtë, këtë të hënë ka zhvilluar garat e tij edhe xhudisti, Akil Gjakova, mirëpo djaloshi nga Peja nuk ia doli përballë japonezit Soichi Hashimoto, në duelin për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kg.
Gjithsesi, Gjakova ishte në lartësinë e duhur, me një prezantim për t’u vlerësuar, teksa fillimisht mposhti në raundin e parë brazilianin Cargnin, e më pas austriakun Gassner.
Në raundin e tretë Akili mposhti italianin Lombardo, ndërsa në gjysmëfinale u mposht nga Heydarov.
The post Lojërat Olimpike/ Gjakova nuk arrin të sigurojë “të bronztën”, xhudisti “dardan” mposhtet nga Soichi Hashimoto appeared first on ALBUK UK NEWS.