Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku si pasojë e një sulmi me thikë disa persona kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë, policia tha se autori është arrestuar menjëherë pas sulmit në Anglinë veriperëndimore.
“Ne mund të konfirmojmë se shërbimet e urgjencës janë në Southport pas një incidenti të madh sot, të hënën 29 korrik. Rreth orës 11:50 na telefonuan pas raportimeve për një sulm me thikë. Raportohen për disa të plagosur por më shumë detaje do të konfirmohen kur të jetë e mundur. Policia arrestoi një person dhe sekuestroi një thikë. Ai është dërguar në komisariat”.
“Ju lutemi shmangni zonën. Nuk ka asnjë kërcënim më të gjerë për publikun”, thuhet në njoftimin e policisë.
The post Sulm me thikë në Britani, raportohet për disa të plagosur appeared first on ALBUK UK NEWS.