Një fëmijë ka ndërruar jetë pas një sulmi me thikë në Southport.
Sipas BBC, 8 fëmijë janë u dërguan me plagë me thikë në Alder Hey Children’s Hospital, Aintree University Hospital dhe Southport and Formby Hospital, ndërsa sulmuesi, një djalë i ri është arrestua.
Raportet e Dailymail flasin për një fëmijë që ka ndërruar jetë, për shkak të sulmit me thikë.
Më herët në një deklaratë, Policia e Merseyside tha: “Ne mund të konfirmojmë se shërbimet e urgjencës janë në Southport pas një incidenti të madh sot, të hënën 29 korrik.
Rreth orës 11:50, na thirrën në një kopësht në rrugën Hart pas raportimeve për një sulm me thikë. Ka një një fëmijë të vdekur dhe disa të plagosur, dhe më shumë detaje do të konfirmohen kur të jetë e mundur.
Policia arrestoi një person dhe sekuestroi një thikë. Ai është dërguar në komisariat”.
Siç bëjnë të ditur mediat, fëmijët ishin mbledhur për një kamp ku do të këndohej dhe kërcehej nën ritmin e këngëve të Taylor Suift.
Një dëshmitar tha për mediat, se kishte dëgjuar të bërtitura dhe thirrje për ndihme nga fëmijët të cilët kërkonin ndihmë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbëritur shumë makina policie dhe autoambulanca, që kanë dhënë ndihmën e parë kalamajve të lënduar.
The post Sulmi me thikë në një kopësht në Angli, ndërron jetë një fëmijë, 8 të plagosur appeared first on ALBUK UK NEWS.