Kosova ka fituar tanimë një medalje olimpike nga Lojërat Olimpike verore Parisi 2024.
Distria Krasniqi ka arritur t’i sigurojë medaljen e argjendtë vendit tonë, derisa një gjë të tillë kërkojnë ta bëjnë edhe xhudistët e tjerë.
E ditën e sotme në skenë dalin vëlla dhe motër Nora dhe Akil Gjakova.
Nora Gjakova do të luftojë deri në 57 kilogramë, derisa meçi i parë i saj është me fillim nga ora 14:00.
Ndërkohë Akil Gjakova do të filloj garën për medalje me fillim nga ora 10:00.
Akil Gjakova kërkon medalje olimpike në kategorinë deri në 73 kilogramë.
The post Vëlla dhe motër me synim medaljet olimpike, sot skena është e gatshme për Nora dhe Akil Gjakovën appeared first on ALBUK UK NEWS.