Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër ku vajza e një politikani ekuadorian mbeti e vdekur pasi u përplas nga një automjet tip “Mercedes Benz”.
28 vjeçarja Vanessa Sagnay de la Bastida humbi jetën në prani të të fejuarit të saj Michael Uilliams. Ndërsa shoferi 39 vjeçar Octavian Cadar po qarkullonte me dyfishin e shpejtësisë së lejuar në momentin që përplasi për vdekje të renë.
Sagnay, e cila njihej si Charlotte, pësoi një dëmtim në kokë dhe vdiq në vendngjarje rreth 13 minuta më vonë, pavarësisht ndërhyrjes së një mjeku që po kalonte pranë vendngjarjes.
Shoferi pranoi se ishte treguar i pakujdesshëm gjatë drejtimit të mjetit. Ndërsa dëshmitarët e pranishëm në vendngjarje u shprehën se dëgjuan një zhurmë të shkaktuar nga një makinë sportive e cila ishte me shumë shpejtësi.
The post E rëndë në Londër, makina “hedh në ajër” vajzën e politikanit! E reja vdes para syve të të fejuarit appeared first on ALBUK UK NEWS.