Akil Gjakova ishte fare pranë medaljes së bronzit në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, megjithatë fati nuk ishte me kampionin kosovar të xhudos.
Ai mposhti dy rivalë, të cilët pozicionoheshin më lart në renditje dhe u eliminua në gjysmëfinale nga numri një i botës. Në garat e ripeshkimit për medalje bronzi, Akil Gjakova nuk arriti të triumfonte përballë japonezit Hashimoto dhe e mbylli konkurrimin në vendin e pestë. Ky është edhe rezultati më i lart olimpik për xhudon e meshkujve të Kosovës prej shpalljes së Pavarësisë.
Në anën tjetër, Nora Gjakova konkurroi e dëmtuar dhe kjo bëri që kampionia olimpike në Tokio 2020 të mos futej në zonën e medaljeve.
The post Kosova në “Paris 2024”, fati i heq Akil Gjakovës medaljen olimpike të bronzit appeared first on ALBUK UK NEWS.