Princ Harry dhe Mbreti Charles prej kohësh janë përfolur për sa i përket prishjes së marrëdhënies me njëri-tjetrin, shkak për të cilën është bërë dëshpërimi i princit për të mbrojtur gruan dhe fëmijët e tij.
39-vjeçari u kthye në Britani të Madhe, në muajin maj për të festuar 10-vjetorin e një prej arritjeve të tij më madhe në Lojërat Invictus, por ajo që u vu re ishte mungesa e babait të tij në ceremoni.
Të dy nuk ishin në gjendje të takoheshin gjatë vizitës së princit, gjë të cilën zëdhënësi i princit ia atribuoi “orarit të ngjeshur” të mbretit.
Megjithatë, burime pranë Harry-t sugjerojnë një çështje më të thellë. Harry donte të diskutonte betejën e tij të vazhdueshme për sigurinë, për të cilën ai ka luftuar në gjykatë për më shumë se katër vjet dhe beson se mbreti Charles, 75 vjeç, ka fuqinë për ta zgjidhur.
Përçarja familjare që u bë publike për herë të parë në vitin 2020 kur Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle , u tërhoqën nga rolet e tyre mbretërore.
Kjo tërheqje është shënuar nga sulme të ashpra dhe tensione të pazgjidhura, por për Harry-n, asnjë çështje e vetme nuk është pikë pengese më e madhe se ajo e sigurisë, thonë për People, burime të sigurta.
Pavarësisht një takimi pozitiv midis babait dhe djalit në shkurt pas diagnostikimit me kancer të mbretit, komunikimi i tyre është përkeqësuar.
Personat e afërt me Princi Harryn thonë se monarku nuk i pranon më thirrjet e djalit të tij dhe as nuk u përgjigjet letrave të tij.
“Ai është ‘i padisponueshëm tani’,” tha një mik i Harry-t për People.
“Thirrjet e tij mbeten pa përgjigje. Ai është përpjekur të kontaktojë për shëndetin e mbretit, por edhe ato thirrje mbeten pa përgjigje.”
Pas largimit, Princi Harry mbetet thellësisht i shqetësuar për sigurinë e gruas dhe fëmijëve të tij, Princit Archie dhe Princeshës Lilibet, dhe, sipas burimeve, i ka kërkuar vazhdimisht ndihmë babait të tij.
“Harry është i frikësuar dhe ndjen se i vetmi person që mund të bëjë diçka për këtë është babai i tij”, thotë një burim i brendshëm mbretëror për PEOPLE.
Një tjetër burim i afërt me situatën thotë: “Harry është i vendosur të mbrojë familjen e tij me çdo kusht”.
The post Zbulohet arsyeja pse Princi Harry dhe Mbreti Charles nuk flasin më appeared first on ALBUK UK NEWS.