Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi kërcënoi me video intime një grua, kapet 62-vjeçari në Gjermani

Një 62-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombat, është arrestuar në Gjermani.

F. I., 62 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit, i ka caktuar masen e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Ngacmimi seksual”.

Ai ka kanosur një shtetase, për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.

Kapja e këtij shtetasi ishte rezultat i informacionit të siguruar nga Policia shqiptare dhe i shkëmbimit të tij me homologët gjermanë.

Interpol Tirana dhe Interpol Ëiesbaden po kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

The post Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi kërcënoi me video intime një grua, kapet 62-vjeçari në Gjermani appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *