U vra pak ditë më parë në Teheran, fjalët e fundit të ‘frikshme’ që lideri i Hamasit tha në publik

Lideri i Hamasir, Ismail Haniyeh u vra pak ditë më parë teksa po qëndro në një rezidencë në Teharan, pasi kishte marrë pjesë në betimin e presidentit të ri të Iranit.

Mediat kanë zbuluar fjalët e fundit të Haniyeh, të thëna në publik, pak para se ai të vritej. Duke folur me liderin suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei para se të vritej në Teheran, ai citoi një varg kuranor për jetën, vdekjen, pavdekësinë dhe qëndrueshmërinë.

“Është Allahu që jep jetë dhe shkakton vdekje dhe Allahu është i gjithëdijshëm për të gjitha veprimet… Nëse një udhëheqës largohet, një tjetër do të dalë”, tha Haniyeh në arabisht.

Vrasja e liderit politik të Hamasit ka ngjallur frikën për përhapjen e luftës në Lindjen e Mesme, teksa Irani vijon kërcënimet ndaj Izraelit.

The post U vra pak ditë më parë në Teheran, fjalët e fundit të ‘frikshme’ që lideri i Hamasit tha në publik appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *