Në shumicën e vendeve europiane, uji i çezmave ësht i sigurt për konsum.
Por nuk ndodh kështu në disa vende, mes tyre edhe Shqipëria. Autoritetet gjermane dhe ato amerikane kanë publikuar një listë të vendeve në botë ku nuk mund të konsumoni ujin e çezmës.
Sipas ‘ADAC’ në Gjermani, nuk duhet të konsumoni ujë në vende si Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut, etj.
Ndërkohë, edhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA thotë se nuk duhet të konsumoni ujin pasi rrezikoni shumë sëmundje. Në rekomandim thuhet se uji përmban patogjenë për shkak të higjienës së ulët.
Shqipëria ka investuar miliona euro për ujësjellësat, por përveç mungesës së furnizimit me ujë, ai nuk konsumohet nga banorët. Qytetarët shpenzojnë miliona euro për të blerë ujë nëpër markete.
The post SHBA dhe Gjermania u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre: Mos pini ujë çezme në Shqipëri appeared first on ALBUK UK NEWS.