EMRI/ Aksion i madh në Prishtinë, arrestohet i shumëkërkuari nga Shqipëria

Një aksion i madh është zhvilluar sot në Prishtinë, konkretisht në lagjen Emshir ku është arrestuar një person shumë i kërkuar.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Hoxha tha se aksioni është zhvilluar nga njësitë e specializuara të policisë.

 “Ju konfirmoj se sot në orët e pasdites në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht FAST-ILECU ka realizuar një operacion në mbështetje edhe të njësive speciale”, tha Hoxha.

Raportohet se personi i arrestuar është Arben Lamçe.

Lamçe është i kërkuar nga autoritetet shqiptare, konkretisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK.

Në 31 korrik SPAK lëshoi 31 urdhër arreste për persona të kërkuar në kuadër të operacionit plumbi i artë 2.

Ky urdhër lidhet me 6 vrasje të kryera në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat, të cilat pretendohet se janë zbuluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar në kuadër të mega operacionit “Plumbi i Artë 2”, i cili është zhvilluar para 5 ditë në Tiranë, Elbasan e Durrës.

Bëhet fjalë për shkatërrimin e një grupi kriminal me bazë në Elbasan ku drejtues ishin vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Ata dyshohet se nëpërmjet trafikimit të lëndëve narkotike kishin ngritur një perandori kriminale. SPAK zbuloi porositjen e  disa vrasjeve, pjesëmarrjen e grupit në grabitjen e parave në Rinas dhe skemat nëpërmjet të cilave pastronin para në ndërtim dhe me pikat e këmbimit valutor.

The post EMRI/ Aksion i madh në Prishtinë, arrestohet i shumëkërkuari nga Shqipëria appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *