Përfundon epoka “Gjici” në klubin e Kukësit! Verilindorët kanë ndërruar pronësi, teksa tashmë të gjitha aksionet janë shitur.
Sipas “Supersport”, blerësit e klubit verilindor janë dy persona, një shtetas i huaj, nga Letonia dhe një shqiptar, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar ende.
Marrëveshja për shitjen e aksioneve është arritur këtë të martë dhe tashmë klubi verilindor është gati të nisë një epokë të re, këtë herë pa familjen Gjici.
Duket se në klubin verilindor tashmë ka nisur një cikël i ri. Pronarët e rinj kanë tashmë 100% të aksioneve, teksa zyrtarizimi i marrëveshjes së kalimit të pronësisë pritet të bëhet më 10 gusht.
Nën drejtimin e Safet Gjicit, Kukësi përjetoi një periudhë të artë në futbollin shqiptar, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm dhe garuar disa herë në turet eliminatore të kompeticioneve europiane.
Pas shitjes të 100 % të aksioneve nga familja Gjici, verilindorët do të jenë me pronar të rinj, te cilët duket se nuk kërkojnë të humbin kohë, për të vendosur piketat e parë në ndërtimin e skuadrës së këtij sezoni, që me shumë gjasa do të vijë me objektiva madhore.
Mësohet se drejtor teknik i klubit verilindor pritet të emërohet ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Renato Arapi.
Këtë post 37-vjeçari e ka mbajtur edhe te Teuta në vitin 2021. Ngelet të mësohet me mjaft kureshtje në ditët në vijim se cilët do të jenë drejtuesit e tjerë të stafit teknik te skuadra verilindore.
Vlen të theksohet fakti se këtë sezon Kukësi do të garojë në Kategorinë e Parë.
The post Gjici shet 100% aksionet e klubit të Kukës, mister pronarët një letonez e një shqiptar appeared first on ALBUK UK NEWS.