VIDEO/ Aksidenti tragjik në Brazil, nxirren nga rrënojat e avionit trupat e 62 viktimave, pritet identifikimi i tyre nga familjarët

Nxirren nga vendi i aksidentit, të gjithë viktimat e shkaktuara pas rrëzimit avioni në shtetin brazilian të São Paulo.

Ekipet e kërkim-shpëtimit punuan për të gjetur dhe identifikuar viktimat e tragjedisë pasi aeroplani i linjës ajrore Voepass u rrëzua në qytetin e Vinhedo.

Në avion ndodheshin 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit, të cilët fatkeqësisht humbën jetën të gjithë.

Trupat e 35 meshkujve dhe 28 femrave u dërguan në një morg në qytetin e São Paulo, ku do të identifikohen dhe do t’u jepen familjeve.

Dy nga viktimat, piloti dhe bashkëpiloti tashmë janë identifikuar. Kapiteni Danilo Santos Romano, 35 vjeç, ishte viktima e parë e identifikuar .

Anëtarët e familjes do të qëndrojnë në një hotel në qytet për të ndihmuar në identifikimin e viktimave.

Për identifikimin e trupave ekipet po mbështeten në një numër faktorësh.

Këtu përfshihen dokumentet dhe pozicioni i trupave në lidhje me ndenjësen, si dhe telefonat celularë të gjetur pranë disa prej viktimave.

The post VIDEO/ Aksidenti tragjik në Brazil, nxirren nga rrënojat e avionit trupat e 62 viktimave, pritet identifikimi i tyre nga familjarët appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *