Vrasje në dasëm

Qyteti i Ferizajt në Kosovë është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një vrasje me armë zjarri që ka ndodhur në parkingun e një salle dasmash.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në restorantin në fshatin Bibaj, rreth orës 19:25 të mbrëmjes.

“Sot me 16.08.2024, në ora 19/25, në rrugën “Engjell Zefi” në fshatin Bibaj komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Pallac“ ka ndodhur një vrasje. Me të marrë informacionin, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore reaguese dhe hetuesit”, është shprehur ai.

Autori i ngjarjes është një zyrtar policor, i cili ka përfunduar në pranga, por pritet një komunikatë e policisë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

“Sipas informacioneve fillestare i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasje është një zyrtar policor, i cili është arrestuar. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Inspektorati Policor.”

The post Vrasje në dasëm appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *