Kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij duke për lidhje me grupet kriminale. Në fjalimin e radhës nga arresti i shtepise, Berisha tha se me të ardhur në pushtet, “Edi Rama si shpërblim ndaj bandave kriminale, liroi një e nga një vrasësit serialë të dënuar përjetë”.
Sipas Berishës po bën të gjitha përpjekjet të lirojë edhe Dritan Dajtin.
“Ndërhyri në çdo rast dhe liroi faktikisht të gjithë përveç njërit. Ka bërë dhe bën përpjekje direkte kriminale për të liruar Dritan Dajtin, vrasësin e katër dëshmorëve, katër oficerëve të policisë. Sepse Edi Rama ka qenë dikur i kontrolluar kryekëput nga Dajti dhe sot ai kërkon reston. Të dashur miq, ju dëgjoni për vrasje, për plagosje, për vjedhje.
Por mos harroni se në të gjitha këto raste pa përjashtim qëndron një zyrtar, qëndron një deputet, qëndron një qeveritar, qëndron vetë Edi Rama. Po, po! Krimi solli Saimir Tahirin. Askush nuk e mori vesh, por truproja e tij u ekzekutua duke folur në telefon me Tahirin. Kjo është e vërteta dhe ndodhi në mes të Tiranës.
Pastaj dolën Habilajt, këta trafikantë të rrezikshëm për Shqipërinë dhe Italinë, që përdornin skafin, përdornin veturën, përdornin të gjithë pushtetin e tij. Krimi, pasi e largoi antimafia italiane Tahirin nga detyra, solli në pushtet Xhafën. I vëllai i tij, një kriminel i pamëshirshëm, një drejtues rrjeti ndërkombëtar droge në Bolonjë dhe Venezuelë.
Përfundoi rendi tek Taulant Balla, i akuzuar për porositës vrasjesh në sallë gjyqi. I akuzuar se ka urdhëruar vrasjen e avokatit që pa dokumentet se Taulant krimineli kishte porositur vrasje. I shpëlarë nga akuza, nga serial-killeri Nuredin Dumani, që do thoshte në rrëfimet e tij se nuk është Taulanti që urdhëroi futjen e revoles për të arrestuar Manahasën, në një kohë kur ata nuk kishin asnjë lidhje.
U mbajtën muaj të tërë në burg për Tualet kriminelin” – tha Berisha që hodhi dyshime se në eliminimin e Brilant Martinajt në urën e Fushë Krujës është e përfshirë edhe policia.
“A nuk ishte Edi Rama që do i thoshte Ervis Martinit se ta dimë targën? A nuk u ekzekutua kushëriri i tij në urë, dhe vrasjet në urë, në të gjitha kohërat, janë vrasje policie? A nuk ishte Ervis Martini që në pamjet e tij të fundit shoqërohej nga një oficer policie?
A nuk ishte Edi Rama që Rrahman Rrajën e bënte deputet për së dyti dhe tani që e kanë hequr, fut në asamble vajzën apo mbesën e tij? A nuk është Edi Rama që pasi u largua nga parlamenti krimineli Arben Ndoka, e emëroi kryetar politik për Lezhën të partisë së krimit? Pra miq, ky është mjedis krimi, është terren krimi. Qeveria dhe krimi janë një dhe të pandarë” – tha Berisha.
‘Me të ardhur në pushtet, Edi Rama si shpërblim ndaj bandave kriminale, liroi një e nga një vrasësit serialë të dënuar përjetë.
Ndërhyri në çdo rast dhe liroi faktikisht të gjithë përveç njërit.
Ka bërë dhe bën përpjekje direkte kriminale për të liruar Dritan Dajtin, vrasësin e katër dëshmorëve, katër oficerëve të policisë.
Sepse Edi Rama ka qenë dikur i kontrolluar kryekëput nga Dajti dhe sot ai kërkon reston.
Të dashur miq, ju dëgjoni për vrasje, për plagosje, për vjedhje.
Por mos harroni se në të gjitha këto raste pa përjashtim qëndron një zyrtar, qëndron një deputet, qëndron një qeveritar, qëndron vetë Edi Rama.
Po, po!
Krimi solli Saimir Tahirin.
Askush nuk e mori vesh, por truproja e tij u ekzekutua duke folur në telefon me Tahirin.
Kjo është e vërteta dhe ndodhi në mes të Tiranës.
Pastaj dolën Habilajt, këta trafikantë të rrezikshëm për Shqipërinë dhe Italinë, që përdornin skafin, përdornin veturën, përdornin të gjithë pushtetin e tij.
Krimi, pasi e largoi antimafia italiane Tahirin nga detyra, solli në pushtet Xhafën.
I vëllai i tij, një kriminel i pamëshirshëm, një drejtues rrjeti ndërkombëtar droge në Bolonjë dhe Venezuelë.
Përfundoi rendi tek Taulant Balla, i akuzuar për porositës vrasjesh në sallë gjyqi.
I akuzuar se ka urdhëruar vrasjen e avokatit që pa dokumentet se Taulant krimineli kishte porositur vrasje.
I shpëlarë nga akuza, nga serial-killeri Nuredin Dumani, që do thoshte në rrëfimet e tij se nuk është Taulanti që urdhëroi futjen e revoles për të arrestuar Manahasën, në një kohë kur ata nuk kishin asnjë lidhje.
U mbajtën muaj të tërë në burg për Tualet kriminelin.
A nuk ishte Edi Rama që do i thoshte Ervis Martinit se ta dimë targën?
A nuk u ekzekutua kushëriri i tij në urë, dhe vrasjet në urë, në të gjitha kohërat, janë vrasje policie?
A nuk ishte Ervis Martini që në pamjet e tij të fundit shoqërohej nga një oficer policie?
A nuk ishte Edi Rama që Rrahman Rrajën e bënte deputet për së dyti dhe tani që e kanë hequr, fut në asamble vajzën apo mbesën e tij?
A nuk është Edi Rama që pasi u largua nga parlamenti krimineli Arben Ndoka, e emëroi kryetar politik për Lezhën të partisë së krimit?
Pra miq, ky është mjedis krimi, është terren krimi.
Qeveria dhe krimi janë një dhe të pandarë.
Edhe njëherë, prapa çdo akti kriminal fshihet një ministër, një deputet, një zyrtar, një gjykatës, një prokuror, një oficer policie.
A nuk treguan dosjet se si shefat e krimeve u tregonin bandave se ku i kanë kundërshtarët në zbatim të strategjisë së Edi Ramës që kokat t’i hanë njëri-tjetrit?’
The post Berisha: Edi Rama kërcënoi Ervis Martinin, po tenton të lirojë Dritan Dajtin appeared first on ALBUK UK NEWS.