Kushte dhe paga më të mira, Kosova po tërheq krah pune nga Shqipëria

Kosova kohët e fundit po shikohet si një mundësi e mirë punësimi kryesisht për banorë të veriut të vendit. Një prej këtyre shembujve është edhe 31-vjeçari Emiljano Islamukaj nga Tropoja.

Pas eksperiencave të punës që ka patur në Valbonë dhe më pas në Gjermani, 31-vjeçari prej 3 vitesh duket se e ka gjetur veten e tij në Gjakovë, ku është punësuar si kamerier në një prej restoranteve pranë Liqenit të Dukagjinit në komunën e Gjakovës.

Ai tregon për A2 CNN edhe diferencën mes të njëjtës punë në pikat turistike të veriut të vendit tonë me ato në Kosovë dhe veçanërisht në restorantin ku punon.

Por Emiljano nuk është i vetmi nga Shqipëria i punësuar në këtë zonë. Një prej administratorëve tregon se ka të punësuar edhe nga Hasi, ndërsa u bën thirrje shqiptarëve që të kthehen dhe të investojnë në trojet e tyre.

Përveç në fushën e shërbimeve në Kosove punojnë edhe shumë banorë të tjerë të zonave kufitare, të cilët e kanë lidhur jetën e tyre me aktivitetin ekonomik të Kosovës.

The post Kushte dhe paga më të mira, Kosova po tërheq krah pune nga Shqipëria appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *