Varka me 37 mln paund kokainë zbarkon në brigjet angleze, trafikanti i ikën policisë me not

Momenti kur një varkë me 37 milionë paund kokainë në bord zbarkon në brigjet e Suffolk në Angli dhe dy kontrabandistët tentojnë t’i ikin policisë me not, është kapur në kamera.

Video e operacionit është bërë virale në rrjet pasi është publikuar nga “FBI”-ja britanike. Bruce Knowles (55 vjeç) dhe Ferhat Gumrukguoglu (31 vjeç) u kapën nga Forcat Kufitare pranë East Benacre Broads, ndërsa në varkë iu gjetën 350 kg kokainë.

Dy kontrabandistët fillimisht u ndalën dhe lejuan një nga rojet kufitare të hipte në varkën e tyre, por Knowles rindizi motorët dhe u përpoq më pas të arratisej.

Varka u ndal në plazh dhe oficerët u zhvendosën për të arrestuar Knowles, ndërsa Gumrukguoglu po notonte drejt bregut. 31-vjeçari pasi ai u largua nga plazhi, u arrestua pak ditë më vonë në Wrentham, Norfolk.

Hetuesit besojnë se Knowles, nga Dereham, dhe Gumrukguoglu nga Holanda, udhëtuan drejt ujërave franceze për të marrë drogën nga një anije më e madhe, përpara se ta transportonin drejt Britanisë.

https://www.instagram.com/p/C-5YcUqoBr8/

The post Varka me 37 mln paund kokainë zbarkon në brigjet angleze, trafikanti i ikën policisë me not appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *