“Më ndihmoni të mos vras më”. Arrestohet infermieri

Një infermier 48-vjeçar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi ka rrëfyer se ka qenë shkaktar i vdekjes së 4 personave të cilëve u shërbente si kujdestar. Mario Eutizia shkoi vetë te Karabinierët të enjten dhe pranoi gjithçka kishte bërë.

Sipas mediave italiane, 48-vjeçari ka rrëfyer se në të katër rastet, u kishte dhënë doza qetësuesish shumë herë mbi nivelin e lejuar klientëve të tij, duke iu shkaktuar vdekjen. Sipas tij, këtë e kishte bërë i shtyrë nga një “ndjenjë e thellë dhembshurie dhe mëshire për viktimat”.

Dy prej vrasjeve kanë ndodhur në vitin 2014, por autoritetet ende nuk kanë identifikuar dy viktimat. Ndërsa dy raste të tjerë janë regjistruar njëri dhjetorin e kaluar dhe djetri në mars të këtij viti. Dy viktimat e fundit janë identifikuar.

Familjarët e dy të vrarëve të fundit kanë konfirmuar se Eutizia u ka shërbyer atyre në periudhën që ai ka deklaruar. Të dy të moshuarit vuanin nga sëmundje të shëndetit mendor dhe merrnin qetësues të ndryshëm.

Sipas mediave italiane, Eutizia iu është lutur autoriteteve ta arrestojnë që ta ndihmojnë të mos vrasë më, sepse nëse do të punonte sërish me persona të tillë, mund ta përsërisë veprimin.

The post “Më ndihmoni të mos vras më”. Arrestohet infermieri appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *