Futbolli në zi, shuhet ish-tranjeri i Anglisë Sven Goran Eriksson

Sven Goran Eriksson, ish-trajneri i famshëm i Lazios dhe Anglisë, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.

Suedezi vuante nga kanceri në pankreas dhe kishte njoftuar para disa muajsh se nuk i kishte mbetur edhe shumë për të jetuar.

Në vitin 2001, Eriksson u bë trajneri i parë i huaj në historinë e Anglisë dhe drejtoi “brezin e artë” që përfshinte lojtarë si David Beckham, Steven Gerrard, Ëayne Rooney apo Frank Lampard.

Detyrën si trajner të kombëtares angleze e la pas Botërorit të vitit 2006 dhe më pas drejtoi Meksikën dhe Bregun e Fildishtë.

Gjatë karrierës së tij, ai drejtoi edhe klube si Benfica, Roma, Fiorentina, Sampdoria dhe Lazio.

Për shkak të problemeve të tij shëndetësore, ai la detyrën e drejtorit sportiv në klubin suedez Karlstad në shkurt të vitit 2023.

The post Futbolli në zi, shuhet ish-tranjeri i Anglisë Sven Goran Eriksson appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *