Chelsea është gati të ‘heq qafe’ 14 lojtarë deri në fund të merkatos verore

Klubi anglez, Chelsea thuhet se ka bërë gati një eksod masiv për të larguar plotë 14 lojtarë deri në mbyllje të merkatos së verës.

Chelsea e nisi sezonin me fitore 6-2 ndaj Wolves dhe humbje ndaj Manchester Cityt me rezultat 0-2 në xhiron e parë.

Trajneri Enzo Maresca rregulloi skuadrën dhe tashmë njoftoi se do të luhet futboll i shpejtë dhe vertikal.

Por, sipas Talk Sport, ai ka një problem sepse lista e tij është e mbipopulluar. Chelsea ka deri në 50 lojtarë nën kontrata dhe Maresca ka vlerësuar se nuk i duhen 14 prej tyre.

 “Skuadra e bombave”, përbëhet nga këta lojtarë: Romelu Lukaku, Ben Chilwell, Kepa Arrizabalaga, Raheem Sterling, Armando Broja, Trevoh Chalobah, Djordje Petrovic, Carney Chukwuemeka, David Datro Fofana, Angelo Gabriel, Deivid Washington, Alex Matos, Harvey Vale dhe Lukas Bergstrom.

Kush do të shkojë ku?

Transferimi i Lukakut te Napoli është afër realizimit, kur ai duhet të largohet nga Londra për 35 milionë euro.

Portieri Kepa ishte i huazuar te Real Madrid sezonin e kaluar, dhe ndoshta do të jetë i huazuar edhe këtë sezon, por në një klub shumë më të dobët, Bournemouth.

Veteranët Chilwell dhe Raheem Sterling mund të përfundojnë në Manchester United.

Mbrojtësi Chalobah u rrit në akademinë e futbollit të Chelseat, por u la jashtë ekipit të parë nga Maresca, ndërsa sulmuesi shqiptar, Broja ka gjasa të bashkohet me Ipswich Town.

The post Chelsea është gati të ‘heq qafe’ 14 lojtarë deri në fund të merkatos verore appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *