Alfred Peza është dorëhequr si Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizioni Shqiptar.
Përmes një dokumenti drejtuar Kryetarit të Këshillit Drejtues dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH, Peza njofton dorëheqjen e parevokueshme nga ky post.
Peza u zgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i RTSH në qershor 2023, për një mandat pesëvjeçar, shkruan A2. Ai ka punuar si gazetar, drejtues mediash, por ka përfaqësuar edhe PS si deputet në zonën e Peqinit.
Letra e dorëheqjes së Pezës është publikuar nga deputetja e PD, Ina Zhupa, teksa nuk ka detaje për motivet.
‘Nuk dua të përsëris vetveten por çlirimi i RTSH është një fitore e vogël e një beteje për ligjshmëri. RTSH është aset publik që mbahet me taksat e shqiptarëve dhe duhet drejtohet në bazë të ligjit dhe në shërbim të interesit publik. Fatkeqësia ishte që ligji por edhe normat morale ishin zhdukur nga Peza. Këshilli Drejtues të ngrihet në lartësinë e detyrës në zgjedhjen e re”, shkruan Zhupa.
The post Dorëhiqet Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Alfred Peza appeared first on ALB UK News Zeri i diaspores.