Përfaqësues të BDI-së dhe VLEN-it në takim me IRI-n, u diskutuan çështjet aktuale politike në vend

Liderët e VLEN-it dhe përfaqësues të lartë të BDI-së, kanë realizuar takime të ndara me përfaqësues të lartë të organizarët amerikane IRI në Shkup.

Nga VLEN njoftojnë se në këtë takim, është biseduar për integrimin e vendit në BE, reformat, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Është theksuar edhe nevoja për bashkëpunim mes VLEN dhe IRI-it për t’i realizuar qëllimet strategjike.

Njoftimi i plotë i VLEN-it pa ndërhyrje:

“Në zyrat e organizatës amerikane IRI në Shkup, liderët e koalicionit VLEN zhvilluan një takim shumë të rëndësishëm me drejtorin për Europë, z. Paul McCarthy, dhe drejtorin për Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, z. John Fluharty.

Në këtë takim, u diskutua për çështjet kyçe të integrimit europian, reformat e nevojshme, sundimin e ligjit, dhe luftën e pakompromistë ndaj korrupsionit. U theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë me IRI-në për të përshpejtuar procesin e integrimit dhe për të forcuar institucionet tona. Koalicioni VLEN është i angazhuar për realizimin e këtyre qëllimeve dhe për avancimin e progresit në vend dhe rajon. “

Ndërkaq Artan Grubi nga BDI në Facebook njoftoi se në takimin e përfaqësuesve të BDI-së me ata të Organizatës Amerikane IRI, është biseduar krahas për temat e njëjta, por edhe për legjitimitetin, respektimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Ligjin për gjuhët.Njoftimi i plotë i Grubit pa ndërhyrje:“Sot bashkë me Arbërin dhe Jetonin, në zyrat e organizatës amerikane IRI në Shkup, takuam z. Paul McCarthy, drejtor për Europë, z. John Fluharty, drejtor për Shqipëri dhe Maqedoni të veriut dhe zonjën Ilina Mangova.Bashkë biseduam për integrimin europian, legjitimitetin, respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, reformat, vetingun dhe sundimin e ligjit, bashkëpunimin me IRI , ligjin për gjuhën shqipe, etj.Legjitimiteti buron nga vullneti i popullit në zgjedhje dhe më pas duhet të reflektojë në institucionet të cilat formohen si rezultat i zgjedhjeve.

Ne po ballafaqohemi me Qeveri me legjitimitet monoetnik që nuk respekton vullnetin e shqiptarëve dhe çdo ditë po cënon barazinë dhe Marrëveshjen e Ohrit, sëfundmi edhe gjuhën shqipe”.

The post Përfaqësues të BDI-së dhe VLEN-it në takim me IRI-n, u diskutuan çështjet aktuale politike në vend appeared first on ALB UK News Zeri i diaspores.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *