Miratimi i ndryshimeve sipas VKM-së për rritje të sipërfaqes bujqësore në ndihmë të fermerëve, reagon Ministrja Denaj

Miratimi i ndryshimeve sipas VKM nr.283/2015 për rritje të sipërfaqes bujqësore në ndihmë të fermerëve , reagon Ministrja Denaj.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj ka sqaruar përfitimet që vijnë nga ndryshimi i vkm-së në mënyrë të drejtpërdrejtë për aktivitetin bujqësor dhe blegtoral për fermerët dhe bujqit.

Sipas Denajt, fermerët tanë përfitojnë:

 Rritet sipërfaqja e tokës që përdoret për ndërtimin e serrave, nga 70% në 90%.

 Përmirësohen parametrat e ndërtimit për stallat, duke rritur lartësinë e tyre deri në 6 metër nga 4,50 m që ishte më parë dhe jo më shumë se 12 metra mbi kulm si edhe rritjen e volumit maksimal të objektit nga 0.5 m3/m2 ne 4 m3/m2.

 Janë zvogëluar kriteret e mëparshme të distancave për stallat që mbarështojnë mbi 50 njësi gjedhi mbi bazë:

15 m nga 20 m nga kufijtë e pronës

400 m nga 500 m nga zonat e banuara

50m nga 100 m nga banesa më e afërt e veçuar nga qendrat urbane

 Këto distanca kanë afektuar edhe stallat që mbarështojnë 10-50 njësi gjedhi, duke mbajtur të pa ndryshuar distancën minimale prej 10 metra nga kufijtë e pronës.

 Distancat minimale për serra nga 7 metër ulet në 5 metër nga kufijtë e pronës dhe ndërtimet e tjera pa cenuar funksionalitetin e tyre.

 Fermat blegtorale duhet të zbatojnë legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit duke përdorur depozitime të veçanta dhe teknologji moderne për të mbledhur dhe trajtuar mbetjet.

Me këto ndryshime, për të njëjtin investim do të përfitohet më shumë hapësirë për aktivitet bujqësor e blegtoral duke rritur prodhimin dhe mundësitë e rritjes ekonomike në vlerë eksporti.

https://www.facebook.com/aniladenaj.al/videos/3706128766318426

The post Miratimi i ndryshimeve sipas VKM-së për rritje të sipërfaqes bujqësore në ndihmë të fermerëve, reagon Ministrja Denaj appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *