Princi Uilliam në ndeshjen mes Anglisë dhe Danimarkës

Ndeshja mes Anglisë dhe Danimarkës po ndiqet dhe nga familjet mbretërore britanike dhe ajo daneze.

Siç njoftojnë mediat, Princi i Uellsit u fotografua duke përshëndetur Princeshën Josephine të Danimarkës dhe Mbretin Frederik X të Danimarkës në tribunë përpara ndeshjes në Frankfurt Arena.

Përballja më e fundit e Anglisë me Danimarkën rezultoi në një fitore 2-1 pas kohës shtesë në gjysmëfinalen e Euro 2020.

Mijëra tifozë u mblodhën jashtë stadiumit në Frankfurt përpara ndeshjes. Shumica dërrmuese e tifozëve të Anglisë në Gjermani për Euro 2024 “po sillen jashtëzakonisht mirë”, tha Njësia e Policisë së Futbollit në Mbretërinë e Bashkuar.

The post Princi Uilliam në ndeshjen mes Anglisë dhe Danimarkës appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *