Ilir Meta lëshon bombën: Jam ndarë me Monika Kryemadhin, kam dorëzuar divorcin

Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, se është ndarë me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

‘Ajo që mund të ju them është se pas kësaj deklarata, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike, dhe kam njoftuar edhe djalin tim, Besarin’.

Peka: Kur ju nuk mund të bindni ish-kryetaren e LSI-së dhe bashkëshorten tuaj që SPAK është i kapur nga Edi Rama, si mund të bindni publikun dhe anëtarësinë tuaj?

Meta: Keni shumë të drejtë. Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje.

The post Ilir Meta lëshon bombën: Jam ndarë me Monika Kryemadhin, kam dorëzuar divorcin appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *