Festohet në Tiranë ditëlindja e mbretit Charles

Është festuar sot në Tiranë ditëlindja zyrtare e Mbretit Charles i III të Britanisë së Madhe. Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith priti figura nga politika, drejtues të qeverisë, ministra, deputetë të opozitës, drejtues të institucioneve të drejtësisë, drejtues të komuniteteve fetare, gazetarë, anëtarë të shoqërisë civile, etj.

Mes figurave të rëndësishëm ishin krerët e lartë të drejtësisë, kreu i SPAK Altin Dumani, kreu i gjykatës së Lartë Sokol Sadushi. Në radhët e politikës ishte e pranishme Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Presidenti i PL-së Ilir Meta, Monika Kryemadhi, kreu i bashksië Tiranë Erion Veliaj,

Ambasadori Britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, gjatë fjalës së tij përshëndetëse theksin e vendosi tek korrupsioni në vend, e sipas tij kjo e fundit duhet të çrrënjoset një herë e mirë.

“Në vitet e ardhshëm, Shqipëria do ta përmbushë potencialin e saj të plotë vetëm nëse ju merrni pjesë në një përpjekje të përbashkët për të çrrënjosur korrupsionin, për të forcuar institucionet tuaja demokratike dhe për t’i nxjerrë kriminelet para ligjit”.- u shpreh ambasadori britanik.

King-Smith më tej u ndal edhe në luftën Rusi-Ukrainë, ku tha se Shqipëria vazhdon të jetë një prej aleatëve më të fortë në NATO, në mbështetje të Ukrainës dhe në qëndrimin ndaj Rusisë në Kombet e Bashkuara. Ndërsa sa i takon marrëdhënieve Shqipëri-Britani, Smith tha se ekziston tashmë një partneritet i gjerë që po lulëzon.

 ‘Një partneritet për sigurinë. Një partneritet për mbrojtjen. Një partneritet të zhvillimit ekonomik dhe tregtar. Një partneritet për drejtësinë”, -tha diplomati britanik.

The post Festohet në Tiranë ditëlindja e mbretit Charles appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *