Theu hundën gjatë ndeshjes me Austrinë, dalin pamjet e Mbappe me maskë në fytyrë

Në ndeshjen përballë Austrisë, Kylian Mbappe pësoi një frakturë në hundë gjë që e detyroi të linte në mënyrë të menjëhershme fushën e lojës.

Pas dëmtimit, mjekët i bënë me dije se duhej t’i nënshtrohej një operacioni në hundë që do e linte rreth 3 javë jashtë fushës së blertë, gjë që do bënte që Mbappe të humbiste Europianin.

Duke mos e pranuar këtë opsion, sulmuesi do të luajë në maskë në fytyrë. Ndërsa trajneri Didier Deschamps tha se Mbappe është stërvitur me ekipin të premten.

Së fundmi në medie kanë qarkulluar foto nga stërvitja e Francës, me Mbappe që doli për herë të parë me maskë, e cila mbante ngjyrat dhe simbolin e Francës “gjelin”, inicialet e tij dhe numrin që mban në fanellë.

The post Theu hundën gjatë ndeshjes me Austrinë, dalin pamjet e Mbappe me maskë në fytyrë appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *