Prag tragjedie në brigjet greke, shpëtohen 77 emigrantë të paligjshëm

Greqi- 77 emigrantë të paligjshëm janë shpëtuar nga policia greke në brigjet e Amorgos. Operacioni i shpëtimit u krye nga policia portuale.

Mediat greke shkruajnë se varka me vela me të cilën udhëtonin emigrantët e paligjshëm ndodhej mes Amorgos dhe Astypalaias. Të huajt fillimisht u rrethuan nga tre varka lundruese të rojes bregdetare.

Më pas u transportuan në portin e Naxos me një varkë portuale dhe një cisternë aty pranë.

Kujtojmë se ditë më parë BBC, publikoi një reportazh ku denonconte shkelje të rënda të rojeve bregdetare greke duke i akuzuar edhe për vrasjen e disa prej emigrantëve të paligjshëm duke u zhytur varkën në det.

The post Prag tragjedie në brigjet greke, shpëtohen 77 emigrantë të paligjshëm appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *