Vihet në kontroll zjarri në Hidra, u nis nga një jaht që hodhi fishekzjarrë

Zjarrfikësit grekë kanë mundur të venë në kontroll zjarrin në ishullin turistik të Hidras, i cili prej dy ditësh dogji një sipërfaqe të madhe me pyje e shkurre dhe vuri në rrezik jetën e shumë banorëve pranë vatrës.

Për të kontrolluar flakët u angazhuan qindra zjarrfikës, teksa nuk mungoi dhe ndihma nga ajri, me helikopter të specializuar për fikjen e zjarreve.

Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga disa turistë të huaj, të cilët nga bordi i një jahti hodhën fishekzjarrët, të cilët mendohet të kenë nisur dhe flakët.

Autoritetet kanë ndaluar 13 turistët që ndodheshin në bordin e jahtit dhe ka nisur procedim penal ndaj tyre, ndërkohë që ata i mohuan akuzat.

The post Vihet në kontroll zjarri në Hidra, u nis nga një jaht që hodhi fishekzjarrë appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *