Skandali në spitalin Onkologjik/ Rama mbledh të hënën në takim të gjithë shefat e shërbimeve në QSUT … për tu dhënë mend

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të hënën në një takim të gjithë shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza ”.

Ky takim vjen disa ditë pas skandalit në shërbimin e spitalit “Onkologjik”. Po ashtu bëhet me dije se takimi do të zhvillohet të hënën paradite në ambientet e QSUT-së.

Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.

The post Skandali në spitalin Onkologjik/ Rama mbledh të hënën në takim të gjithë shefat e shërbimeve në QSUT … për tu dhënë mend appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *