Ekstremi i djathtë triumfon në zgjedhjet e Francës, Le Pen: “Blloku makronist” u zhduk plotësisht

Raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare në Francë që u zhvillua gjatë ditës së djeshme, konfirmoi dominimin e së djathtës ekstreme në politikën franceze, duke lënë të hapur mundësinë e marrjes së pushtetit.

Mbështetësit, e Tubimit Kombëtar të kryesuar nga Marie le Pen, festuan gjatë natës ndërsa gjatë fjalës së mbajtur para tyre, Le Pen tha se në këto zgjedhje, blloku i aleancës së Macronit, “u zhduk plotësisht”.

Zgjedhjet e djeshme patën një rekord në pjesëmarrje pasi votuan mbi 60% e popullsisë, gjë që nuk kishte ndodhur që prej 40 vitesh në Francë. Sipas rezultateve paraprake, Tubimi Kombëtar i Marie Le Pen ka fituar 33.2% të votave, e dyta është renditur aleanca e krahut të majtë me 28.1% ndërsa aleanca e qendrës e presidentit Emanuel Macron arriti të merrte vetëm 21% të votave.

“Unë synoj të jem kryeministër i të gjithë francezëve, nëse francezët na i japin votat e tyre”, tha udhëheqësi 28-vjeçar i Tubimit Kombëtar, Jordan Bardella.

Kjo është hera e parë që e djathta ekstreme fiton në rundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë. Pasi sondazhet nxorrën fituese ekstremin e djathtë, mijëra qytetarë protestuan në Paris kundër politikave ekstremiste duke mbajtur në duar pankarta me shkrimin “Fashizmi është gangrenë”.

Si zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Francë?

Zgjedhjet për 577 vendet në Asamblenë Kombëtare të Francës janë një proces me dy runde.

I dyti këtë herë do të mbahet më 7 korrik.

Në zonat ku asnjë kandidat nuk fitoi plotësisht në rundin e parë, dy kandidatët kryesorë, si dhe çdo kandidat me më shumë se 12.5% të numrit të përgjithshëm të zgjedhësve të regjistruar në atë zonë zgjedhore, kalojnë në rundin e dytë.

Kushdo që merr më shumë vota në raundin e dytë, fiton mandatin. Ajo që Marine Le Pen dhe Jordan Bardella duan, është një shumicë absolute prej 289 vendesh në Asamblenë Kombëtare me 577 vende.

The post Ekstremi i djathtë triumfon në zgjedhjet e Francës, Le Pen: “Blloku makronist” u zhduk plotësisht appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *