Cristiano Ronaldo kritikon shpenzimet e djalit 14-vjeçar: Harxhon 35 mijë € në javë për të dashurat…

I rritur vetë në varfëri, Cristiano Ronaldo u ankua në një intervistë të fundit për “Will to Act” për shpenzimet e djalit të tij të madh, të cilat duket se janë shumë të larta.

“Ai shpenzon mbi 35 mijë euro në javë për prerje flokësh, veshje, restorante dhe për të dashurat e tij. E di që është i ri dhe dëshiron gjithçka, por mendoj se është shumë për një fëmijë të moshës së tij”, tha futbollisti i njohur.

Djali është 14 vjeç, ai është arsimuar në akademitë e futbollit të klubeve ku luan babai i tij.

 “Tani i jap vetëm 13 mijë euro në javë, por Georgina ende mendon se është shumë. I shpenzon të gjitha në restorante, dalje dhe gjëra të tjera që nuk janë të dobishme”, theksoi më tej ylli i futbollit.

Cristiano Ronaldo Jr. ka lindur në qershor 2010 në San Diego të Kalifornisë dhe ende nuk dihet se kush është nëna e tij. Futbollisti ka gjithsej pesë fëmijë. Dy me të fejuarën e tij, Georgina Rodriguez, dhe tre të tjerët nga lidhjet e mëparshme.

The post Cristiano Ronaldo kritikon shpenzimet e djalit 14-vjeçar: Harxhon 35 mijë € në javë për të dashurat… appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *