UEFA ”fal” me kusht Bellingham, anglezi nuk mungon ndaj Zvicrës

Nga ana tjetër Jude Bellingham ia ka hedhur paq për gjestin e bërë pas golit kundër Sllovakisë.

UEFA hapi një hetim për yllin anglez, i cili pas golit iu drejtua tribunës duke bërë një veprim të turpshëm dhe aspak sportiv, megjithatë lojtari e justifikoi veten e tij duke thënë se ishte për disa shokë  që e ndiqnin nga tribuna atë ndeshje.

UEFA e ka dënuar Bellingham duke e pezulluar me  një ndeshje me kusht, pra nëse mesfushori i Anglisë e përsërit këtë veprim në harkun kohor të 1 viti, do të pezullohet me një ndeshje dhe gjithashtu do paguajë 30 mijë euro gjobë.

Një lajm i mirë për trajnerin Southgate që do ta ketë të gatshëm anglezin të shtunën në çerekfinale kundër Zvicrës.

The post UEFA ”fal” me kusht Bellingham, anglezi nuk mungon ndaj Zvicrës appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *