Ky është deputeti më i ri në parlamentin Britanik

Një 22-vjeçar i zgjedhur si deputet në parlamentin britanik është shprehur  se nuk dëshiron që mosha e tij të jetë fokusi.

Sam Carling deputet i Partisë Laburiste që fitoi zgjedhjet në Britaninë e Madhe ka të ngjarë të jetë “fëmija i Shtëpisë” – titulli jozyrtar që i është dhënë anëtarit më të ri të Dhomës së Komunave – pasi fitoi ngushtë në North Ëest Cambridgeshire.

Studenti i diplomuar në Universitetin e Kembrixhit mundi veteranin deputetin konservator Shailesh Vara me një diferencë të ngushtë me 39 vota.

Carling e quajti fitoren e tij një “tërmet politik” dhe tha se shpresonte që më shumë të rinj të konkurrojnë për poste publike.

“Atëherë ata do ta shohin veten të përfaqësuar, si në parlament ashtu edhe në këshillat vendorë. Kjo do të ndihmojë në trajtimin e apatisë,” tha ai.

Carling, i cili më parë ka qenë këshilltar në Kembrixh, tha se shumë votues u befasuan kur zbuluan se ai po kandidonte për postin.

“Ata thanë: “Kjo është mirë, ne kemi nevojë për më shumë të rinj”.

Sam Carling shpreson se partia laburiste mund të “angazhojë më shumë të rinj” në politikë.

The post Ky është deputeti më i ri në parlamentin Britanik appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *