Arrestohet i riu në Angli, iu gjet në valixhe eshtra njeriu! Kontroll edhe në banesë

Një ngjarje e rëndë është regjistrua rënë Angli, ku një i ri është arrestuar pasi iu gjet në valixhe eshtra të njeriut. Ngjarja ka ndodhur në Clifton Suspension Bridge në Bristol.

Kanë qenë disa telefonata që kanë mbërritur në adresë të policisë që kanë bërë me dije se një i ri po kryente lëvizje të dyshimta në rrugë.

Pas ndalimit nga policia, atij iu gjetën në valixhe eshtra njerëzish. Po ashtu edhe gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën sërish eshtra njerëzore. Policia thotë se bëhet fjalë për 2 burra të vrarë, por ende nuk dihet identiteti i tyre.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

The post Arrestohet i riu në Angli, iu gjet në valixhe eshtra njeriu! Kontroll edhe në banesë appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *